Siguria ushqimore në plazh është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të kemi parasysh që të ruajmë në temperaturat e duhura produktet dhe pijet që konsumojmë.
Një rregull i artë i sigurisë ushqimore që duhet mbajtur parasysh për ditët e plazhit: “Zona e rrezikut” për ushqimin është midis 40-140 gradë celcius, që është edhe temperatura kur bakteret rriten më shpejt.
11 produktet që nuk duhet ti konsumoni teksa jeni në plazh:
-Sanduiçët e ftohtë duhet të konsumohen të tillë
-Pjatat e koktejve me karkaleca nuk janë të sigurta kur karkalecat arrijnë temperaturën e dhomës
-Ju nuk mund t’i ngrohni ushqimet e mbetura në plazh, p.sh një pulë të pjekur një natë më parë nuk sugjerohet të merret me vete në plazh
-Mishi juaj i hamburgerit mund të jetë shumues i baktereve. (kudo që të jetë e mundur, shmangni sjelljen e mishit të papjekur në plazh)
-Edhe pula e papërpunuar mund të paraqesë probleme të mëdha. Bakteret si Salmonella mund të shumohen shpejt në temperaturën e dhomës.
-Birra mund t’ju dehidratojë ndaj nuk këshillohet kur bën shumë vapë
-Pijet e gazuara mund t’ju dehidratojnë akoma më shumë
-Ëmbëlsirat me fruta dhe qumësht e bëjnë të lehtë shumimin e baktereve
-Sallata të mos marinohet më përpara konsumimit sepse nuk reziston
-Frutat e prera paraprakisht nuk janë të këshillueshme sepse kontaminohen
-Gjalpi i kikirikut dhe butakët mund të shkaktojnë helmime gjatë të nxehtit