Nga dita e djeshme në Gjermani hyn në fuqi ligji për njohjen e patentave të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Deutsche Welle” raporton se është miratuar rregullorja e cila vlen vëtëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani, e që po ashtu e kanë pasur patentën përpara se të shkonin aty.
Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt?
Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”
Nëse një emigrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.
“E rëndësishme është që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.
LEXO EDHE: Udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”