Agjencia për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Pensioneve Private ka shpallur rregullore të reja për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë ndaj palëve të treta që do të zbatohen në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.
Synohet zgjidhja e problemeve strukturore në sigurimin e trafikut në mënyrë që të sigurohet që kjo të jetë një degë e qëndrueshme e biznesit. Aktualisht, dega e sigurimeve motorrike, që është dega më e madhe në Turqi, është me humbje dhe ul performancën e sektorit të sigurimit.
Objektivat afatmesme të Agjencisë përfshijnë:
- Rritja e penetrimit të sigurimeve motorrike;
- Në Turqi ka 26.1 milionë automjete, 5.1 milionë prej të cilave nuk kanë sigurim;
- Kalimi në sistemin e kompensimit direkt;
- Me sistemin e kompensimit të drejtpërdrejtë, sigurimet motorrike do të ndalin së qeni një produkt i orientuar nga çmimi dhe do të bëhen një produkt i orientuar drejt kënaqësisë së klientit”.