5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrebeshe shiu dhe erëra të forta/ Çfarë e pret Shqipërinë gjatë fundjavës

Rrebeshe shiu dhe erëra të forta/ Çfarë e pret Shqipërinë gjatë fundjavës

Sinoptikani Hakil Osmani, në një lidhje në “News24”, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Ai theksoi se moti i vranët dhe me reshje do të na shoqërojë deri në fillimin e javës tjetër.

Ndërsa paralajmëroi se mëngjesin e ditës së shtunë pritet të ketë rritje të intensitetit të reshje, duke theksuar se mund të ketë përmbytje lokale në qarkun e Durrësit.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do riaktiviziohen vranësirat. Gjatë orëve të vona të natës reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe në zonat jugore. Ndërsa pjesa qendrore e territorit shqiptar pritet të jetë me reshje më të pakta.

Paraditja e ditës së nesërme do të jetë nën ndikimin e motit me vranësira dhe reshje shiu. Në Lezhë dhe Shkodër parashikohet që të ketë sërish reshje shiu dhe pritet të shoqërohen edhe me stuhi të erës. I gjithë veriu u territorit shqiptar pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve.

Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm mbetemi deri në fillimin e javës që vjen. Pas ditës së martë presim përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi ndërprerje të reshjeve më së shumti do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, me reshje shumë të pakta, kryesisht dëbore,.

Por deri në fillim javë pritet të jemi në ndikimin e motit të vranët, dita e shtunë pritet të sjellë riaktivizim në orët e para të mëngjesit rrebesh shiu, pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, duke krijuar përmbytje lokale në qarkun e Durrësit”, tha ai.

Ndër të tjera theksoi se gjatë fundjavës erërat do të jenë prezentë.

LEXO EDHE: Rreziku i shtuar nga fatkeqësitë natyrore/ Rritet numri i qytetarëve që po sigurohen në SIGAL, dominojnë shitjet online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat