Solvency II është një rregullore e Bashkimit Evropian që rregullon kapitalin dhe menaxhimin e riskut të kompanive të sigurimeve dhe ri-sigurimeve në Evropë.
Solvency II është një kuadër ligjor që kërkon nga kompanitë e sigurimeve të kenë kapital dhe menaxhim të mirë të rrezikut për të siguruar që mund të përmbushin detyrimet e tyre ndaj klientëve.
Qëllimi kryesor i Solvency II është të sigurojë që kompanitë e sigurimeve të kenë mjaftueshëm kapital për të përballuar humbjet e mundshme dhe për të mbrojtur klientët e tyre.
Insurance Europe bëri me dije se mirëpret nisjen e konsultimit nga Komisioni Evropian për masat teknike të Nivelit 2 në rishikimin e Solvency II.
Sipas tyre kjo është një mundësi për të adresuar konservatorizmin e tepruar dhe paqëndrueshmërinë në kuadrin prudencial, duke çliruar miliarda kapitali për të kontribuar në qëllimet e BE-së për konkurrueshmëri, qëndrueshmëri dhe reziliencë.
Kuadri prudencial është një set rregullash, standardesh dhe praktikash që autoritetet rregullatore vendosin për institucionet financiare — si bankat, siguruesit dhe kompanitë e investimeve — me qëllim që të sigurojnë stabilitetin dhe sigurinë e tyre.
Siguruesit janë mirë pozicionuar për të mbështetur të ardhmen e Europës si investitorë afatgjatë në infrastrukturë, tranzicionet e gjelbërta dhe digjitale dhe sigurinë ekonomike.
Aftësia e sektorit për të kontribuar në objektivat e rritjes së BE-së varet nga një ekuilibër i duhur në rregullat përfundimtare të Solvency II.
Duke komentuar gjatë nisjes së konsultimit, Angus Scorgie, Kreu i rregullimit prudencial dhe çështjeve ndërkombëtare në Insurance Europe, tha: “Rishikimi i Solvency II është një test për ambiciet e rritjes dhe konkurrueshmërisë së BE-së. Siguruesit evropianë duan të kontribuojnë për arritjen e tyre, por krahasuar me vende si SHBA dhe Japonia, ata duhet të mbajnë rezerva kapitale shumë më të larta. Një Solvency II i kalibruar si duhet mund të çlirojë miliarda të tjera në ekonominë evropiane dhe të ruajë nivele shumë të larta mbrojtjeje për siguruesit.”
Gjithashtu është e rëndësishme që të reflektohet ambicia e marrëveshjes politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli vitin e kaluar. Kjo përfshin jo vetëm reforma kapitale, por edhe përpjekje për të thjeshtuar proceset administrative dhe kërkesat e raportimit për të gjithë siguruesit.
Insurance Europe do të dorëzojë një përgjigje zyrtare në këtë konsultim për industrinë evropiane.