Një tërmet i fortë është regjistruar, në orët e para të mëngjesit, në Turqi duke rikthyer edhe njëherë panikun e lëkundjeve shkatërrimtare të disa muajve më parë që shkaktuar mijëra viktima.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5 i shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ndodhej në juglindje të qytetit të Antiyaman.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për të lënduar, teksa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet e mundshme.