Fundjava në Shqipëri do të sjellë mot me reshje shiu. Sipas parashikimeve të meteorologëve pritet që reshjet të rikthehen në zonat veriore, aty ku pak javë më parë pati edhe përmbytje të mëdha.
Të dhënat nga Meteoalb dhe stacionet rajonale meteorologjike bëjnë me dije se duke nisur nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, në rajonin e Shkodrës do të bien sasi të mëdha shiu, të cilat përllogariten në më shumë se 30 mm.
LEXO EDHE: Përmbytjet/ Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër dhe Lezhë?
Reshje do të ketë edhe gjatë javës në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit, por do të jenë me një intensitet më të ulët.
LEXO EDHE: VIDEO/ Kohë përmbytjesh dhe dëmesh të mëdha, mesazhi i Ardit Gjebresë për shqiptarët