Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Gjatë natës reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 1 deri 14°C
në zona e ulëta 4 deri 19°C
në zona bregdetare 8 deri 20°C