14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRezervimet për verën, zihen mbi 60% e kapaciteteve të hoteleve/ Vëmendje tek...

Rezervimet për verën, zihen mbi 60% e kapaciteteve të hoteleve/ Vëmendje tek sigurimet e përgjegjësive që u nevojiten këtyre bizneseve

Më pak se dy muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik veror, më shumë se 60% e kapaciteteve të hoteleve ‘all inclusive’ të kontraktuara për turizmin e organizuar në grupe janë rezervuar.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, për shkak të kërkesave në rritje të të huajve për të kaluar pushimet në Shqipëri, është shtuar nevoja për më shumë njësi akomoduese.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Këtë vit kemi kapacitete më të mëdha të kontraktuara, nëse vjet kishim në Golem rreth 5 mijë dhoma, sivjet janë diku tek 6 mijë dhoma, sepse është shtuar kërkesa, trendi është në rritje.

Tek turistët që vijnë me grupe, edhe këtë vit polakët mbajnë vendin e parë.

Rrahman Kasa: Kemi polakët padiskutim, por kanë një rritje edhe qytetarët nga Çekia, vendet Baltike, Spanja, Franca…

Për vitin 2024 parashikimet janë që në Shqipëri të vijnë minimalisht 30% më shumë turistë sesa vjet

Rrahman Kasa: Në shifra mendoj se do jetë diku tek 3 deri në 4 milionë turistë më tepër.

Shqipëria në vitin 2023 shënoi rekord në turizëm me 10 milionë vizitorë të huaj, ndërsa për këtë vit objektivi i qeverisë është shifra 14 milionë.

Sigurimi i Hoteleve dhe Restoranteve/ Siguracioni që ju mbron biznesin dhe ofron siguri maksimale për klientët tuaj

Shqipëria është nga ato vende që vitet e fundit kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit si një nga sektorët më të fuqishëm ekonomikë.

Shumë turistë të huaj pritet të vizitojnë vendin tonë, pa harruar turistët vendas dhe ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Një sfidë e vërtetë për turizmin e një vendi të vogël si Shqipëria.

Për të zhvilluar këtë sektor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë duhet të marrim përsipër shumë përgjegjësi. Ndaj, “Sigurimi i Përgjegjësive” është jetik për çdo biznes.

Po përse janë të rëndësishme këto siguracione?

Për disa arsye:

Sepse mbron interesat e klientëve. Klientët europianë kur paraqiten nëpër hotele e kërkojnë këtë lloj sigurimi. A është ky hotel i siguruar? A ka sigurimin për përgjegjësinë mbi dëmet që mund ti shkaktojë çdo personi brenda hotelit? A ka ky hotel prëgjegjësi për dëme që mund të shkaktohen jashtë hotelit, për shkaqe të brendshme të hotelit?

Ndaj është e domosdoshme që të gjitha hotelet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet ta kenë këtë lloj sigurimi dhe këtë lloj përgjegjësie.

Merrni Siguracionin që mbron biznesin tuaj por edhe i ofron siguri maksimale klientëve:

Sigurimi i Përgjegjësive

Mbroni biznesin, veten dhe klientët tuaj nga ngjarjet e paparashikuara, të cilat mund të shkaktojnë humbje të mëdha finaciare.

Por mos harroni edhe Sigurimin e Pronës

Përdorimi masiv i bombolave të gazit mund të bëhet shkak për shkatërrimin e biznesit tuaj.

Sipas legjislacionit shqiptar, të gjitha hotelet dhe restorantet që përdorin gazin për gatim janë të detyruara të sigurohen në përputhje me përcaktimet e Inspektoriatit Qëndror Teknik.

Tashmë tek SIGAL UNIQA këtë siguracion mund ta blini ONLINE brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para.

Zgjidhni një nga paketat që ofron SIGAL UNIQA Group Austria:

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHEGati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA, ne punojmë të qetë ndërsa turistët pushojnë të sigurt

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat