Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Shkodrës. Edhe pse jo prej shumë minutash, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë kryesore.
Më e rënduar situata para Teatrit Migjeni. Problemi me kanalizimet në Shkodër dhe reshjet intensive, janë shkaku kryesor i situatës së krijuar në disa prej akseve kryesore të qytetit të Shkodrës.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e shiut të jenë prezent në të gjithë Shqipërinë deri të hënën. Fundjava pritet të këtë reshje me intensitet më të lartë.