Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë mbrëmjes së djeshme.
Bëhet me dije se reshjet e shumta kanë sjellë dhe përmbytje tek rruga pranë stadiumit dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave në Durrës.
Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve.
E njëjta situatë është edhe në Lezhë, ku disa rrugë janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Lexo edhe: Moti i keq dhe rreziqet natyrore që cënojnë Shqipërinë! Sigurohu me zgjuarsi