Ura e Zapodit në Shishtavec, në qarkun e Kukësit është dëmtuar si pasojë e motit të keq mbrëmjen e kaluar.
Era e fortë dhe reshjet e shiut e kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë urë dhe aktualisht aty nuk kalohet.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se “kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve”.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës
Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
LEXO EDHE: VIDEO/ Mos u bëni si Dori i Fiksit, blini siguracionin KASKO dhe për makinën tuaj mendon SIGAL