Si pasojë e reshjeve të dendura të shiu gjatë dy ditëve të fundit raportohen përmbytjet e para.
Mësohet se paraditen e sotme , ka dalë nga shtrati lumi Buna, duke përmbytur 275 Ha tokë. Raportohet se lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë.
Njoftimi i plotë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 (kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shenon 7.55 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 (kuota max 8.70 m ).
Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.
Shkodër, ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblikë