Reshje të denura shiu kanë rënë edhe në Kosovë, ku në disa qytete ka përmbytje.
Në komunënn e Deçanit ka përmbytje dhe është një nga zonat më të rrezikuara për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.
Reshjet e shiut kanë sjellë edhe vështirësi në qarkullimine makinave pasi në rrugën drejt Jarinjës ka pasur shembje të dheut. Situata paraqitet e vështirë edhe në Komunën e Mitrovicës. Pas reshjeve të shiut, uji në lumin Ibër pjesërisht ka dal nga shtrati.