Sipas MeteoAlb, territorit shqiptar do të mbetet sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe ekstremin Jugor të Shqipërisë.
Në zonat e thella malore do të shfaqen reshje dëbore, kryesisht në veri-verilindje.
Orët e pasdites; vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.