7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRënia e euros thyen rekorde të reja në javën para zgjedhjeve

Rënia e euros thyen rekorde të reja në javën para zgjedhjeve

Rënia e euros vijoi më tej ditën e sotme, duke e çuar monedhën europiane në një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi zyrtar i këmbimit ka zbritur në 110.3 lekë, në rënie të mëtejshme me disa pikë krahasuar me ditën e martë.

Sipas agjentëve të tregut, faktori kryesor i rënies së vazhdueshme të euros ngelet oferta e lartë e monedhës europiane.

Kjo është një periudhë e vitit kur oferta e euros ka tendencën të rritet, për shkak të faktorit sezonal dhe shtimit të turizmit hyrës. Megjithatë, agjentët mendojnë se një ndikim në rritjen e ofertës për valutë mund të kenë edhe zgjedhjet e afërta lokale.

Sipas tyre, në disa zona të vendit vërehet një fluks i shtuar i këmbimeve të euros në pikat e këmbimit valutor.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat