Në Orikum, në një mjedis të gjelbëruar, një zjarr, që deri më tani dyshohet i qëllimshëm, për shkak të erërave dhe kushteve atmosferike ka precipituar.
Në këto kushte ne shtrojmë një pyetje shumë thelbësore nga pikëpamja e siguracioneve?
Po sikur zjarri të shkojë drejt banesave dhe të djegë një banesë të siguruar, a përfiton dëmshpërblim banesa e siguruar?
Përgjigjja është po.
Siguracioni nga zjarri të paguan dhe pastaj klientit i kërkohet dhënia e së drejtës së regresit nga klienti për t’iu drejtuar fajtorit.
Nga pikëpamja e atij që ka siguruar pronën, siguracioni del mjaft i frytshëm, sepse të garanton mospasje konfliktesh me njerëz, qofshin këta edhe fqinj.




