26 vjeçarja M. B., udhëtoi drejt Gjermanisë për një vizitë tek të afërmit e saj.
Para se të nisej ajo kishte blerë një policë sigurimi “Shëndeti në Udhëtim” me afat 2-javor por qëndroi plot 1 muaj në Gjermani.
Gjatë kësaj kohe ajo u opërfshi në një aksident automobolistik por për shkak se polica e sigurimit kishte skaduar kompania e sigurimit nuk i mbuloi shpenzimet spitalore.
Ajo u trajtua në një spital në Gjermani por çdo shpenzim do të duhet ta mbulojë nga xhepi i saj.
Në rast të emergjencave shëndetësore kostot e mbulimit në Evropë janë shumë të larta, ndaj vazhdimisht kemi apeluar që të mos e neglizhojnë Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”.
Me një kosto minimale ajo mbulon deri në disa dhjetëra mijë euro.
Kjo policë sigurimi mbulon:
- Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
- Emergjencat dentare
- Evakuimin mjekësor
- Riatdhesimin
Cila është kompania e sigurimit që i besohet më së shumti ky siguracion?
Sipas buletinit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar-Mars 2024, kompania më e madhe dhe e besuar edhe për këtë produkt sigurimi rezulton të jetë sërish SIGAL UNIQA Group Austria.
Nëse në 3-mujorin e parë të vitit 2023 SIGAL UNIQA zinte rreth 71% të tregut, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti kompania shqiptaro-austriake ka rritur peshën e saj në një treg ku operojnë 8 kompani duke zënë rreth 82% të tij
A mund ta blejmë online “Shëndeti në Udhëtim”?
Po. Dhe shumë thjeshtë.
SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd
Klikoni në linkun https://sigal.com.al/
Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
Butoni “Bli Online” do t’ju orientojnë fill në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.
Por ju kujtojmë se, si pranë çdo pike të kalimit kufitar, edhe pranë ambjenteve të Aeroportit “Nënë Tereza” gjendet një zyrë “SIGAL UNIQA” ku gjithashtu mund të blini policën “Shëndeti në Udhëtim” dhe çdo siguracion tjetër që ju nevojitet.
SIGAL UNIQA, udhëtojmë më mirë së bashku
Për çdo pyetje, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve