Është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë në kohë flakët duke penguar përhapjen e tyre në një tjetër godinë ngjitur me të.
Brenda një jave, ky është rasti i katërt që një biznes përfshihet nga flakët duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Por kush i paguan këto nëse nuk jemi të siguruar?
Çfarë është Sigurimi i Zjarrit për Bizneset?
Ky sigurim mbulon dëmet e shkaktuara ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.
Policat e sigurimit për bizneset paguajnë gjithashtu shpenzimet operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra, mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Nderprerja e biznesit.
A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?
Biznesi është një investim shumë i rëndësishëm dhe sigurimi i tij ju mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e ringritjes së biznesit tuaj dhe zëvendësimin e humbjeve nga xhepi juaj, sigurimi i biznesit është një domosdoshmëri.
Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin tuaj.
Merrni një ofertë tani për Sigurimin e Biznesit tuaj dhe vijoni i qetë aktivitetin tuaj
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës