Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Grecalli të Fierit.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës teksa ndërtesa ishte e pabanuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur njehërazi dhe përhapjen te banesat pranë.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Rëndësia e Sigurimit të Pronës
Kur jemi stinën e dimrit shtohen rastet kur banesa dhe biznese janë shkrumbuar nga flakët. Por fatkeqësisht asnjëra nuk ka qenë e siguruar me reflektimin qytetar që mbetet në nivele minimale.
Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 35-40 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh:
– Energjia elektrike
– Shpërthimet e gazit
– Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt
– Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
– Zjarri i ardhur nga fqinji.
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
Si funksionon sigurimi nga zjarri?
Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar.
Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin.
Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.
Çfarë nuk mbulon sigurimi nga zjarri?
Shumica e policave përjashtojnë dëmet e shkaktuara nga lufta, rrezatimet bërthamore, dhe rreziqe të tjera.
Nëse pronari i shtëpisë i vendos zjarrin në mënyrë të qëllimtë, dëmet e shkaktuara nga zjarri nuk mbulohen.
Pagesa në kesh dhe vlera e riparimit dhe kthimit në gjendjen para dëmit
Është e rëndësishme të dini se polica e sigurimi paguan vlerën e demit në para kesh apo koston e zëvendësimit për dëmtimin e pasurisë gjatë një zjarri.
Nëse ju e keni siguruar pronën për një vlerë më të ulët sesa vlera e pasurisë, kjo mund të mos mjaftojë për riparimin e dëmit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme apo zëvendësimin e artikujve të demtuar.
Duhet minimalisht që ju të shtoni një opsion mbulimi për t’i siguruar asetet të paktën në koston e zëvendësimit.
A kemi nevojë për sigurimin nga zjarri?
Shtëpia është një nga investimet tona më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) na mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse keni një kredi, do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.
Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.
Zakonisht sigurimi nga zjarri është mbulimi bazë që ofrohet nga çdo kompani sigurimi. Këtij mbulimi mund t’i shtohen edhe rreziqet natyrore etj.
Siguracionet rrisin personalitetin dhe na falin pavarësi. Kur është i siguruar qytetarit i intereson vetëm kompania e sigurimit dhe nuk do t’ja dijë se kush është kryeministër, ministër apo kryetar bashkie. Ai paraqitet pranë kompanisë me kontratën e firmosur nga palët dhe dëmshpërblehet për dëmin e pësuar.
Tashmë ju mund të siguroni apartamentin, shtëpinë apo biznesin nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi ONLINE nga celulari apo laptopi juaj.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.