Kryeqyteti i Ukrainës ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë si pasojë e sulmeve ruse. Banorët e Kievit e kanë kaluar natën nën temperatura nën zero, ndërsa Rusia mohon të ketë lidhje me sulmet në kryeqytet.
Kievi vijo të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike, të shkaktuar nga sulmet e fundit të Rusisë nga ajri.
Kryeqyteti ukrainas mbetet me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve të 23 nëntorit.
Bashkia e Kievit tha se rreth 60% e qytetit është pa energji elektrike.
Banorët e kaluan mbrëmjen e së enjtes në temperatura disa gradë celsius nën zero.
Krahas energjisë elektrike, qytetarët vuajnë edhe mungesën për ujë.
Si pasojë e sulmeve të fundit ruse është shkatërruar infrastruktura e ujësjellësve.
Bashkia tha se po punonte për rikthimin e ujit dhe dritave.
Ushtria ukrainase akuzoi forcat ruse se kanë gjuajtur rreth 70 raketa, të gjithë vendin të mërkurën.
Dhjetë persona ngelën të vdekur.
Ministria e Jashtme ruse, mohoi të ketë goditur ndonjë objektiv brenda Kievit dhe tha se dëmet në kryeqytet ishin rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase, dhe të huaja.