Përmbytjet kanë përfshirë një pjesë të madhe të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumë zona. Në Serbi, 1,300 forca të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe 22 varka u vendosën në dispozicion për të evakuuar dhjetëra njerëz në vende të ndryshme. Pranë qytetit jugperëndimor të Kraljevës, vërshimet e fuqishme dëmtuan rëndë një urë.
Në Serbinë qendrore, u evakuuan 12 persona nga shtëpitë e tyre në Kragujevac për shkak të daljes së lumit Lepenica nga shtrati i tij, ndërsa 22 njerëz u shpëtuan nga një fshat afër qytetit të Jagodinës.
Lumenjtë e vegjël gjithashtu rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Gjithashtu edhe në në Bosnjën lindore dhe autoritetet në qytetin verilindor të Tuzlës autoritetet kanë shpallur gjendjen emergjente në të gjithë rajonin e tyre pasi përmbytjetet e fuqishme përfshin qytetin.
Disa familje u detyruan të linin shtëpitë e tyre në shumë qytete dhe fshatra. Një rrëshqitje dheu bllokoi një rrugë pranë qytetit të Srebrenicës dhe përmbytje pati gjithashtu edhe rreth kryeqytetit, Sarajevë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Përmbytjet bëjnë “namin” në bashkinë Maliq. Ja pse nevojiten siguracionet
Ndërkaq moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë. Reshjet e dendura kanë prekur kryesisht zonat e Selanikut perëndimor. Veçanërisht Poliçni dhe disa qytete në pjesën veriore të Greqisë rrugët janë mbuluar nga uji.
Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona ndërsa autoritetet kanë shpëtuar njerëzit shtëpitë e cilëve janë pranë lumenjëve.
Autoritetet kanë marrë mbi 300 thirrje për ndihmë në shumë fshtatra pasi përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.