5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQëndro i sigurtë, mjeku 24 orë në celularin tuaj/ Benefitet që më...

Qëndro i sigurtë, mjeku 24 orë në celularin tuaj/ Benefitet që më ofron platforma “TeleShëndet”

Në një kohë ku infektimet me COVID-19 po njohin sërish rritje, distancimi social po bëhet sërish edhe më i pranishëm ndërsa përdorimi i teknologjisë po bëhet gjithmonë e më masiv.

Frika e infektimit ka bërë që njerëzit të minimizojnë lëvizjet, ndërsa ky trend botëror ka prekur edhe sektorin e shëndetësisë.

Kjo situatë solli në qendër të vëmendjes edhe shërbimin e TeleMjekësisë, komunikimin në distancë me mjekun, përmes celularit.

Kjo risi botërore është e aksesueshme tashmë edhe në Shqipëri përmes shërbimit “Teleshëndet”, produkti më i fundit i kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular, i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur vizitën në spitalet e shtetit dhe evituar edhe shpenzimet monetare.

Lexo edhe“Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

·   Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
·   Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
·   Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
·   Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky I cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
·  Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
·  Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
·  Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

SHKARKONI FALAS APLIKACIONIN TELESHËNDET në App Store OSE  Google Play

BLINI APLIKACIONIN TELESHËNDET ONLINE në https://sigal.com.al/teleshendet/

ose, pranë çdo pike shitje të SIGAL UNIQA në qytetin ku jetoni.

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 13,6 Lekë në ditë ose 5 mijë lekë në vit, ndërsa ajo familjare 10 mijë lekë.

Mos mendoni për shëndetin kur jeni në udhëtim e as për prindërit kur jeni në emigrim. Me TeleShëndet ju e merrni mjekun me vete, kudo dhe kurdo.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat