12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQarqet me më shumë mjete rrugore për pasagjerë/ Durrësi kryeson me 279...

Qarqet me më shumë mjete rrugore për pasagjerë/ Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë, Korça e fundit

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), “Scan Intel” ka llogaritur mjetet rrugore në Shqipëri në raport me numrin e banorëve.

Llogaritja është bërë vetëm për mjetet rrugore për pasagjerë, për vitin 2021, sipas qarqeve.

Mjetet rrugore për pasagjerë përfshijnë kategoritë e automjeteve dhe autobuzëve, mjetet të cilat përdoren vetëm për transportin e pasagjerëve.

Sipas të dhënave, Qarku i Durrësit ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë, me 278.6 të tilla.

Në renditje si qarku i dytë me numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është Lezha me 257.6 mjete, pasuar nga Gjirokastra në vend të tretë me 236.9 mjete.

Tirana renditet në vend të katërt me 222.9 mjete rrugore për pasagjerë në raport me popullsinë, pasuar nga Vlora dhe Shkodra, me 224 dhe 220 mjete për 1 mijë banorë.

Ndërkohë, mesatarja kombëtare për mjetet rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është llogaritur në 213.8 të tilla përgjatë vitit 2021.

Në fund si qarqet me më pak mjete rrugore sa i përket transportit të pasagjerëve janë Korça me 149.9 mjete për 1,000 banorë, ndjekur nga Dibra me 155.2 mjete dhe Elbasani me 156.

Renditja e Durrësit në vend të parë në këtë renditje lidhet ngushtë edhe me shitbljerjen e automjeteve, pasi në këtë qark është i përqëndruar jo vetëm tregu më i madh i tyre, por edhe një sërë subjektesh të vogla të cilat kanë pikërisht shitbljeren e mjeteve rrugore si subjekt të aktivitetit të tyre.

Nga ana tjetër, po të flasim për numrin e mjeteve rrugore të cilat përdoren për mallra, në vend të parë me numrin më të lartë gjejmë të renditur Gjirokastrën me 21.7 mjete për 1,000 banorë.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat