0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPushimet verore, CNN sygjeron Shqipërinë: Perlë Mesdhetare

Pushimet verore, CNN sygjeron Shqipërinë: Perlë Mesdhetare

Vera 2023 ka nisur dhe media prestigjoze amerikane,  CNN ka sugjeruar Shqipërinë, edhe pse të fundit në listë, si një nga destinacionet më të mira.

Shqipëria është një perlë mesdhetare që mund të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia, tha Joao Donadel, një këshilltar i udhëtimeve për CNN.

Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”.

CNN thekson se disa prej fluturimet drejt shumë destinacioneve po mbushen dhe disa linja ajrore po paguajnë bileta rekord. Hotelet dhe pronat me qira po rezervojnë gjithashtu në vende të njohura.

Sipas INSTAT, në 4 muajt e parë të këtij Shqipëria është vizituar nga 1.7 milionë turistë.

Një nivel rekord, që vetëm në prill regjistroi 614 mijë bileta të shtetasve të huaj, me rritje vjetore 52%.

Me këtë numër vizitorësh, Shqipëria ka hyrë tashmë në tregun ndërkombëtar të destinacioneve turistike, çka mund të jap hov edhe në rritjen ekonomike.

LEXO EDHE: Gati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA, ne punojmë të qetë ndërsa turistët pushojnë të sigurt 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat