5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPunët po ndryshojnë gjatë 2024-ës/ Disa role do të zhduken, të tjera...

Punët po ndryshojnë gjatë 2024-ës/ Disa role do të zhduken, të tjera do të ndryshojnë, disa do të rriten

Punët po ndryshojnë me shpejtësi dhe drejtuesit e kompanive duhet të ruajnë ritmin në vitin 2024.

“Ndryshimet në kërkesë dhe në teknologji kanë krijuar dhe mbyllur gjatë historisë vende pune”, shpjegon Carl Benedikt Frey, profesor i Inteligjencës Artificiale dhe punës në ‘Oxford Internet Institute’, një qendër kërkimi në Universitetin e Oksfordit.

Për shembull, profesionet si somelier dhe instruktorë të hot yoga kanë lindur nga zhvillimi i dëshirave të konsumatorëve, ndërsa rolet në industritë automobilistike dhe bioteknologjike, nga inovacionet revolucionare.

Sipas një raporti të McKinsey në vitin 2023, tregu i punës po ndryshon më shumë se zakonisht. Nga viti 2019 deri më 2022, tregu i punës regjistroi 8.6 milionë ndryshime profesionale.

Bëhet fjalë për 50% më shumë krahasuar me tre vite më parë dhe raporti parashikon që brenda vitit 2030 mund të regjistrohen edhe 12 milionë ndryshime profesionale, falë rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor, dixhitalizimit dhe faktorëve të tjerë.

Ja se çfarë mund të presin drejtuesit dhe ekipet e tyre në peizazhin në zhvillim të punës në vitin 2024 dhe si mund të përgatiten më së miri për t’u përballur me këto ndryshime:

Teknologjitë e reja do t’i bëjnë disa role të padobishme

Nëse nga njëra anë, teknologjia dhe dixhitalizimi po ndihmojnë në rritjen e disa punëve, në anën tjetër po përshpejtojnë rënien e disa të tjerave, sipas raportit Future of Jobs të World Economic Forum të vitit 2023.

Brenda vitit 2027, sipas parashikimeve të raportit, mund të jenë 26 milionë vende pune më pak në kontabilitet, punë sekretarie ekzekutive, administrim dhe fusha të ngjashme të punës.

Inteligjenca Artificiale dhe në veçanti Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fushë. Në prill, raporti i Goldman Sachs vlerësoi se 300 milionë vende pune mund të “vihen në rrezik” falë përparimeve të fundit të IA.

Por vendet e punës nuk zhduken nga një ditë në tjetrën“, thotë Frey. Centralistët dhe ndihmësit e ashensorëve, për shembull, janë zhdukur me kalimin e viteve.

Edhe pse IA kërkon më pak infrastruktura fizike – e cila mund të përshpejtojë përhapjen – mendimi i Frey është se nuk do të përmirësohet aq shpejt sa presin disa njerëz.

Punëdhënësit duhet të mendojnë për punët e jo për vendet e punës

Në të vërtetë, ndërsa profesione të tëra mund të mos bëhen të vjetra në vitin 2024, disa pjesë të roleve mund të jenë.

Raporti i McKinsey vlerëson se, falë Inteligjencës Artificiale dhe faktorëve të tjerë “aktivitetet që përfaqësojnë aktualisht deri në 30% të orëve të punës në ekonominë e SHBA-së mund të automatizohen” deri në vitin 2030.

Si rrjedhojë, drejtuesit e sipërmarrjeve duhet të fillojnë të mendojnë për punët brenda kompanive të tyre “si një ndërthurje e detyrave të ndryshme” për të përcaktuar rrugën më të mirë që duhet të ndjekin”, thotë Stephan Meier, profesor i strategjisë së biznesit në Columbia Business School.

Në fillim të vitit 2023, për shembull, një analizë e Accenture e zbërtheu një rol të shërbimit ndaj klientit në 13 detyra dhe përcaktoi se si mund të ndikohet secila nga IA.

Nga kjo analizë doli se katër detyra do të vijojnë të kryhen kryesisht nga njerëzit, katër të tjera mund të automatizohen tërësisht dhe pesë prej tyre mund të përmirësoheshin nga teknologjia e Inteligjencës Artificiale.

Ndërkohë, role të tjera pune do të rriten

Falë teknologjisë dhe tendencave të tjera, punë të tjera ka të ngjarë të bëhen edhe më të rëndësishme këtë vit.

World Economic Forum identifikoi “specialistët e Inteligjencës Artificiale dhe machine learning (të mësuarit automatik)” si punët me rritjen më të shpejtë në raportin e vitit 2023.

Edhe qëndrueshmëria po udhëheq rritjen e vendeve të punës, me role si specialist i qëndrueshmërisë dhe inxhinierët e energjive të rinovueshme që po fitojnë terren, duke vënë në dukje tranzicionin e gjelbër si “një prirje domethënëse dhe në zhvillim të tregut të punës” që shkon drejt vitit 2024.

Edhe ndryshimet specifike në flukset e punës mund të krijojnë role të reja në vitin 2024. Për shembull, nëse një kompani e përfshin më shumë IA brenda saj, drejtuesit mund të kenë nevojë për më pak zhvillues software junior, por mund të kuptojnë se kanë nevojë për dikë që të nxisë IA gjeneruese apo të rishikojë rezultatet e IA për të parë nëse ka gabime, thotë Emily Rose McRae, analiste në Gartner.

Përtej roleve të reja të punës, në vitin 2024 do të lindin aftësi të reja veçanërisht të rëndësishme, sipas Kweilin Ellingrud, senior partner dhe drejtuese në McKinsey Global Institute.

Për shembull “ndërsa shikoni punë të ndryshme, ne të gjithë do të kemi nevojë për më shumë aftësi sociale dhe emocionale”, thotë Ellingrud, sipas së cilës lidhja personale mund të bëjë një ndryshim të madh kur detyrat e tjera të automatizohen.

Si të përballeni me ndryshimet në vitin 2024

Me ndryshimet e mëdha që punëdhënësit mund të fillojnë të shohin në vitin 2024, rruga mund të jetë e vështirë, thotë Meier.

“Do të duhet të merrni vendime të vështira. Disa punonjës do të duhet të ndryshojnë”.

Sipas Meier, kjo mund të nënkuptojë largimin nga puna e tyre aktuale ose përmirësimin e aftësive në rolin aktual.

Por zhvillimi i një plani për ndryshimin, përmirësimin e aftësive dhe rikualifikimin janë të rëndësishme, mbi të gjitha sepse kompanitë duhet të përballen ende me një treg pune të kufizuar”, shton Ellingrud.

Dhe në këtë drejtim, kompanitë nuk janë shumë të përgatitura. Ndërkohë që 6 në 10 punonjës do të kenë nevojë të trajnohen para vitit 2027, vetëm gjysma thotë se “ka mundësitë e përshtatshme për trajnim”, sipas raportit të WEF.

Si fillim, drejtuesit e kompanive duhet të analizojnë me kujdes flukset e punës dhe rolin e tyre thotë McRae. Në frontin e IA, për shembull, nuk do të ketë një ndikim të veçantë dhe universal në fuqinë punëtore.

Në vend të kësaj … çfarë do të thotë kjo për fuqinë tonë punëtore? Si mund t’i përdorimin këto instrumente?”.

“Nga atje, drejtuesit mund të krijojnë një plan për të zhvendosur punonjësit në rolet e projektuara për të ardhmen”, shpjegon Ellingrud.

/INC

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat