5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse shqiptarët nuk i sigurojnë pronat? Hajdarmataj: Kulturë e trashëguar nga komunizmi,...

Pse shqiptarët nuk i sigurojnë pronat? Hajdarmataj: Kulturë e trashëguar nga komunizmi, nevojë për edukim

Duke parë situatën e krijuar në Turqi dhe Siri, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit i cili rrit bilancin e dëmeve orë pas ore, edhe në Shqipëri ka nisur të diskutohet ky fenomen natyror dhe rreziqet që lidhen me të.

Por pavarësisht edhe faktit që, vendi ynë është mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë edhe tërmetet, gjatë vitit 2022, sipas AMF, vetëm 5% e banesave kishin një Sigurim Prone. 

Të nxitur nga kjo situatë, sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, u fol pikërisht rreth kësaj teme.

“Unë personalisht do të thoja që nuk është thjesht çështje mundësie, varfërie apo ekonomie. Sepse ka paketa të ndryshme Sigurimi. Qoftë për shëndetin, për pronën. Mendoj se nuk kemi mendesinë për tu siguruar. Sepse ne makinën e sigurojmë”, tha një nga moderatoret e emisionit.

Ndërsa teksa u lexuan disa nga mesazhet e qytetarëve, gazetari Blendi Salaj tregoi një histori personale për dëmet që pësoi banesa e tij gjatë tërmetit të vitit 2019.

“Unë kam një eksperiencë shumë të mirë. Erdhi dikush, e pa dhe pagesa u bë brenda javës. Unë nuk e prisja. Kjo është eksperienca ime”.

Ndërsa më tej shtoi: “Në shumë vende të botës, kjo është e detyrueshme me ligj. Pra ti nuk mund të kesh një pronë të pasiguruar. Sepse hap OSHEE hidrocentralet dhe të gjithë rendim, “duam dëmshpërblim”. Kjo do të thotë që dora të futet në xhepin e gjuithkujt tjetër, publikut sepse ti nuk je siguruar. Në të gjithë botën ti duhet të sigurosh pronën tënde dhe paguan siguracioni pastaj”.

Ndërkohë, e ftuar në emision ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj. Mimoza Hajdarmataj.

Sipas saj, tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon të jetë i orientuar te sigurimi i detyrueshëm motorik.

“Pjesën më të madhe kemi sigurimet motorike. Ajo që është e detyrueshme. Pastaj kalojmë te Sigurimi i Pronës. Ajo lëviz vit pas viti por ne jemi realisht të shqetësuar. Edhe tërmeti i vitit 2019 nuk është se bëri ndonjë diferencë të madhe. Kishte një ndikim relativisht të vogël por jo aq sinjifikativ.

Menjëherë më pas edhe pandemia por siç duket, jemi popull që harrojmë shpejt çka ndodh. Shpresojmë shumë, harrojmë shpejt, ndoshta kemi trashëguar edhe një kulturë nga sistemi monist, që është përgjegjësia e shtetit në rast fatkeqësie apo problem që ne kemi.

Kjo duhet të fillojë me edukim dhe ne e dime që misioni ynë kryesor është edukimi financiar mbi sigurimet. Kemi nevojë për edukim që nga fëmijët e kopshteve deri në të gjitha nivelet e arsimit por edhe të popullatës në përgjithësi. Nuk mund të mos mendohet që, me aq mund i kursejmë ato, me aq mund i investojmë për të blerë atë pronë dhe të jemi të pambuluar në rast të një dëmi”, u shpreh Hajdarmataj.

LEXO EDHE: 6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

Hajdarmataj preku edhe rastet kur klientët blejnë banesat përmes kredive bankare.

“Një apartament që të ka kushtuar 100 mijë euro dhe nëse 50 mijë i ke kursime të jetës dhe 50 mijë i ke marrë kredi nga banka dhe këtu sërish klienti për shkak të detyrimit siguron vetëm atë pjesë të bankës. Pra, nuk është siguruar gjithë pronën. Dhe në rast dëmi kompania e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë aq sa ka siguruar. Vetëm kredinë dhe ty të kanë investimet”.

Por sa kushton Sigurimi i një apartamenti, 100 mijë euro?

“Është një koeficient fiks që kompanitë e sigurimit aplikojnë dhe është i marrë edhe nga kompanitë e tjera europiane, është 1/1000. Nuk shkon më shumë se 1 euro për metër 2. Ose ka patur paketa për apartament, 50 euro në vit”.

INTERVISTA E PLOTË:

Kompanitë e sigurimit nuk parandalojnë fatkeqësitë. Kompanitë e sigurimit janë ato që nëpërmjet kontrate midis palësh marrin përsipër, kundrejt primit të sigurimit, të të mbulojnë, të të dëmshpërblejnë, në rast se ngjarja ndodh.

Ndaj siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund…

LEXO EDHE: Rizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat