8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

Pse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

Zhvillimet e pafavorshme në dinamikat e popullsisë në Shqipëri dhe Evropë, po bën që baza e individëve që do duhet të jetojnë me pension të jetë përherë e më e lartë.

Kjo shkakton pasiguri dhe pamjaftueshmëri nga ana financiare.

Për këtë arsye, shtetet e rajonit dhe të Europës kanë vite që kanë kthyer sytë nga pensionet private, si zgjidhja më e mirë, fakt ky po pranohet tashmë edhe nga ekspertët në Shqipëri.

Një fond pensioni privat mundëson që paratë që ke kursyer gjatë viteve, duke i investuar aty, të të kthehen si një pagesë pensionit shtesë, së bashku me interesat e fituar përgjatë viteve të kontributit në fond.

Pra, thënë më thjeshtë, ai investim i vogël, i përmuajshëm që ju mund të bëni në fond pensioni, do t’ju kthehet në një siguri të shtuar përgjatë viteve që do të keni më shumë nevojë për të ardhura plotësuese, që është mosha e pensionit.

Anëtarët e një fondi pensioni janë pronarët e tij sepse ata blejnë kuota sa herë që kontribuojnë.

Ata zotërojnë bashkërisht fondin, në varësi të shumave që kanë kontribuar përgjatë viteve.

Fondet e pensionit privat rregullohen nga një ligj i posaçëm së bashku me rregulloret përkatëse.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni i cili licencon dhe mbikëqyr këtë treg. Pra, është një aktivitet i licencuar dhe i mbikëqyrur.

Investimi në një fond privat pensioni është pozitiv për disa arsye:

1) Kontributet e kryera në fond janë të zbritshme në deklarimin e tatimit mbi të ardhurat personale,

2) Interesi që fitojnë asetet e fondit gjithashtu, nuk tatohen gjatë fazës së investimit

3) Ndryshe nga pensioni shtetëror, në rast se anëtari i fondit ndërron jetë, asetet trashëgohen tek familjarët e tij

4) Asetet e Fondit të Pensionit investohen vetëm në tituj shtetërorë të emetuar dhe të garantuar nga Qeveria e Shqipërisë, kryesisht në Obligacione Afatgjatë të emetuara në Republikën e Shqipërisë, depozita bankare dhe cash. Këto janë asetet me rrezikun më të ulët në treg, krahasuar me asetet e tjera financiare.

5) Investimi, kryesisht në Obligacione Afatgjatë 10 vjeçare garanton siguri financiare dhe siguri operacionale (asetet e fondit ruhen në një regjistër elektronik pranë Bankës së Shqipërisë).

6) Aksesi dhe kontrolli mbi këtë regjistër realizohet nga Banka Depozitare.

Tregu i pensioneve private në Shqipëri

Tregu i fondeve të pensionit privat vijon tendencën e tij në rritje në Shqipëri, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve.

Në fund të vitit 2023, aktivet neto të këtij tregu arritën në 6.7 miliardë lekë, duke u rritur me 18.2%, ndërsa numri i anëtarëve arriti në mbi 38 mijë.

treg ushtrojnë aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni të administruara nga katër shoqëri administruese, të cilat përveç administrimit të fondeve të pensionit janë licencuar për të administruar edhe sipërmarrje të investimeve kolektive.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.3% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” me 29.3%, Albsig Pension me 10.4%, Raiffeisen Pension me 9.8% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.3%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” me 42% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.7%, Raiffeisen Pension, me 20.7%, Albsig Pension me 6.5% dhe Smart Pension, me 0.2%.

Pse të investoni në “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?

  • Të ardhura që keni në Fond gjatë periudhës së pensionit mund të merren si një shumë e menjëhershme, në formën e pagesave periodike ose si pagesë përmes shoqërisë së sigurimit të jetës.
  • Kursimet rriten për vite me radhë me një normë të kënaqshme kthimi. Kthimet nga investimi akumulohen në fond dhe riinvestohen sërish.
  • Investimi në fond rritet edhe gjatë periudhës së pensionit.
  • Lehtësi tatimore – kontributi në një fond pensioni privat është i zbritshëm nga tatimi, si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin:

Për punëdhënësin: deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me nivelin e pagës minimale vjetore.

Për punëmarrësin: deri në shumën mujore të barabartë me nivelin e pagës minimale mujore.

  • Mund të derdhet kontribut në favor të personave të tjerë (një i afërm familjar) dhe të njihet si lehtësi fiskale.
  • Larmi kontributesh pensioni: individuale, profesionale apo të kombinuara.
  • Fleksibilitet: shuma mund të ndryshohet, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi përsëri sipas mundësive financiare.
  • Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj online dhe monitorim i investimit në çdo moment.
  • 18 vjet në treg
  • Pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

Mendoni që sot për të ardhmen tuaj financiare

Konsultohuni tanë me ekspertët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Ose duke telefonuar në: +35544511666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat