Një numër i konsiderueshëm qytetarësh që janë të vetëpunësuar në profesione të ndryshme si: avokatë, farmacistë, dentistë, estetistë, agjentë shitjesh etj, siç i quajmë ndryshe “profesionistë të lirë”, janë thuajse fare të pasiguruar.
Të gjithë këta profesionistë kujdesen për qytetarët e tjerë, por jo për veten teksa pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të siguruar për përgjegjësinë që rrjedh nga profesioni që ushtrojnë.
Janë një sërë sigurimesh që nevojiten për profesionistët, por sot do të fokusohemi tek sigurimi i përgjegjësisë profesionale.
Sigurimi i Përgjegjësive Profesionale
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Ky sigurim mbulon profesione si:
Mjek
Infermierë
Dentistë
Farmacistë
Avokatë
Noterë
Arkitektë
Inxhinierë
Ekonomistë etj,
DËMET E MBULUARA
- Neglizhenca gjatë ushtrimit të profesionit
- Keqpërfaqësimi i palëve të treta
- Këshillimi i gabuar
- Diagnostikimi i gabuar, etj.
Dëshironi të dini më shumë për këtë produkt?
Komunikoni në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
Ekipi i specialistëve të SIGAL UNIQA do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju