Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, për periudhën janar-shkurt 2023.
Sipas AMF, tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.59% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.41%.
Sa i përket ndarjes së tij sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52% të totalit të tregut.
Nëse ndalim tek 8 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe, si në përqindjen e market share-t ashtu edhe në dëmet e paguara.
Siç thekson raporti, SIGAL UNIQA kryeson tregun e sigurimeve të Jo-Jetës duke zënë 26% të tij, shifër kjo konstante e kompanisë që prej themelimit të saj në vitin 1999.
Edhe në dëmet e paguara gjatë periudhës janar-shkurt 2023, SIGAL UNIQA mbetet kompania e sigurimeve që paguan më shumë dëme.
Nga 8 kompani në treg, SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar mbi 22% të totalit të dëmeve. E thënë në shifra konkrete, nga 1,004,790,000 Lekë të paguara në total, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 222 milionë Lekë.
E themeluar në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej marsit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke numëruar mbi 1 milion klientë në të trija shtetet.
Profesionalizmi, produktet novatore dhe pagesa në kohë e dëmeve e kanë diferencuar këtë kompani nga të tjerat duke e mbajtur për mbi 24 vite në krye të tregut të sigurimeve.
LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve