ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar.
Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.
Siç raporton Abc News, Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.
Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjera në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital.
SI NDIHMOI SIGAL UNIQA mijëra klientë të prekur nga COVID-19
Gjatë këtyre dy viteve shumë të vështirë, jo vetëm për vendin tonë, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ndihmoi mijëra klientë përmes produkteve të saj.
Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA pagoi 137 mijë euro te klientët e saj, të prekur nga virusi COVID-19, të cilët morën kurim të specializuar në spitalet më të mira të Europës, përfshirë Austrinë, Italinë apo Turqinë.
Një vit më pas, gjatë 2021, kur edhe situate u bë më e rënduar, SIGAL shtoi dëmshpërblimet për klientët e saj duke paguar 354 mijë euro, për një total të përgjithshëm, përfshirë edhe vitin që jemi, mbi 500 mijë euro.
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara
Çfarë mbulon Sigurimi “COVID +” nga SIGAL UNIQA?
a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit
b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë
c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri në ekzaminimin e dytë negativ.
d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.
e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit
f) 1 milionë lekë në rast humbje jete
Por SIGAL UNIQA nuk u ndal me kaq. Ajo ofroi për çdo familje që ka një nxënës apo student: “Sigurimin e nxënësve dhe studentëve”, që mbulon:
a) Shpenzimet mjekësore deri në 100,000 Lekë
b) Shpenzimet spitalore dhe shpenzimet në rast mjekimi në shtëpi për Covid deri ne 120 mije leke.
c) Sigurimin e jetës së prindit nga aksidentet dhe nga pasojat e COVID 19, deri në 1,000,000 Lekë
Ndërkohë, prej kohësh tashmë, SIGAL UNIQA ka sjellë në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.
TeleShëndet, një aplikacion për telefon celular, mundëson komunikimin 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Pa harruar edhe benefitet shtesë, të cilat përfshijnë ulje të konsiderueshme për check up, analiza e shumë shërbime të tjera në klinikat private më të mira në vend.
LEXO EDHE: Zgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet
SIGAL UNIQA dhuroi një aparat radiografik të lëvizshëm për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’
Gjatë kohës kur spitali “Shefqet Ndoqi”, i njohur masivisht si Sanatoriumi, mbante një peshë të konsiderueshme të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, SIGAL UNIQA Group Austria me iniciativë të themeluesit dhe CEO-s së saj z.Avni Ponari, dhuroi një aparat radiografik të lëvizshëm për spitalin, i cili lehtësoi jo vetëm punën e stafit por edhe të pacientëve të cilët e kryenin këtë shërbim pa qenë nevoja të lëviznin nga dhoma e tyre.
JETOJMË MË MIRË SË BASHKU
Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.
LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi