Pas një vere dhe vjeshte të shënuar nga temperatura ekstreme, edhe ky dimër premton gjithashtu të arrijë vlera nxehtësie rekord: shkaku është El Nino, fenomeni meteorologjik i lidhur me ngrohjen globale.
Sipas një studimi nga Instituti i Fizikës Atmosferike në Akademisë e Shkencave të Kinës, botuar në revistën “Advances in Atmospheric Sciences”, El Nino është gati të shkaktojë anticiklone anormale (zona me presion të lartë atmosferik) në Paqësorin Veriperëndimor, të cilat do të ndikojnë gjatë dimrit, veçanërisht në Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut.
Megjithatë, thotë studimi, “dimri do të jetë pak më i ngrohtë se mesatarja edhe në Evropë dhe në Mesdhe”.
Kujtojmë këtu se, viti 2023 është certifikuar si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Raporti i përkohshëm nga Organizata Botërore Meteorologjike konfirmoi se, viti që po lemë pas është i pari që ka shënuar një rritje të temperaturave prej 1.4 gradë mbi nivelet para-industriale.
“2023 theu të gjitha rekordet klimatike, i shoqëruar nga fenomene ekstreme të motit që lanë një gjurmë shkatërrimi dhe dëshpërimi”, thuhet ndër të tjera në raport.
Gjatë muajit nëntor, siç tregohet nga programi i vëzhgimit të Tokës Copernicus i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeanit arriti në 20.79 gradë, më e larta e regjistruar deri më tani dhe 0.4 gradë mbi mesataren e periudhës.
Një rekord i ri i shtohet atij të 17 nëntorit, dita e parë në të cilën temperatura globale tejkaloi me më shumë se 2 gradë nivelet para-industriale, përcjell Sigurime.Online.
Ndryshimet klimatike/ IGJEO: Deri në vitin 2030, nga përmbytjet do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit
Plani Kombëtar i Emergjencave parashikon ndryshime klimatike, të cilat do të kërcënojnë dhe Shqipërinë.
Ekspertja e Institutit të Gjeoshkencave Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive pak javë më parë, theksoi se si institucioni në fjalë kanë nisur marrjen e masave.
“Dhe ajo çfarë kemi bërë të mundur gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit është se gjatë stinës së verës me anë të paralajmërimit, të përmbytjeve i cili bëhet 5 ditë dhe 3 ditë përpara, vëmë në alarm institucionet përkatëse që në këtë zonë do të ndodhë dalje e lumenjve.”
Ndryshimet klimatike, po rrisin numrin e të ashtuquajturve emigrantët e klimës, të cilët kanë nisur të zhvendosen dhe në Shqipëri.
“Edhe shkencëtarët amerikanë thonë se numri më i madh i emigrantëve gjatë këtyre viteve do të jenë emigrantët e klimës. Pasi për shkak të këtyre ndryshimeve klimatike, dhe pasojave të tyre siç janë përmbytjet, zjarret në pyje, temperaturat ekstreme të nxehta gjatë verës dhe atyre minimale gjatë dimrit. Pra ngricat, po ndodh zhvendosja e popullatave në vende që janë më të përshtatshme për të jetuar.”
Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.
Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.
Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikimin e zjarreve dhe motit të rëndë, shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi ere etj.
Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Prandaj, vazhdimisht kemi bërë thirrje te qytetarët që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.
Madje, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.
Pra, çdo individ apo biznes, tashmë mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.
Shqipëria, e rrezikuar nga katastrofat natyrore
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut.
Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.
Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.
Pse Sigurimin kundër Katastrofave Natyrore duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
Garanci financiare: SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group” me bazë në Austrri dhe shtrirje në 17 shtete. Ajo është aktive në tregun e sigurimeve që prej vitit 1811.
Gjithashtu SIGAL UNIQA bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë ndaj dhe nuk i trembet asnjë lloj dëmi, qoftë ai edhe në miliarda.
Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
Parandalim dhe këshillim: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, bizneset dhe automjetet tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Por ndryshimet klimatike nuk janë vetëm çështje pronësie dhe viktimash. Ato janë duke ndikuar gjithashtu në shëndetin e qytetarëve.
Cilësia e dobët e ajrit nga zjarret prek këdo dhe mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, gjë që rrit kërkesën për sigurimin e shëndetit. Siç e dimë, parandalimi është më i mirë se kurimi. Ndaj blerja e një sigurimi shëndeti tashmë është një nevojë e domosdoshme, për secilin prej nesh.
Sigurohuni tani, përpara se të jetë shumë vonë…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në Whatsapp: 068 60 62 829