8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrenotohen 60% e kapaciteteve/ Vlora “po thith” turistët e huaj pa nisur...

Prenotohen 60% e kapaciteteve/ Vlora “po thith” turistët e huaj pa nisur sezoni veror

Duke filluar që prej 10-ditëshit të fundit të muajit mars, qyteti i Vlorës duket se ka startuar sezonin turistik duke tërhequr një numër të lartë vizitorësh, vendas dhe të huaj, favorizuar dhe nga klima e qëndrueshme dhe temperaturat të cilat shkojnë deri në 27 gradë.

Mjafton një vëzhgim në zonën e plazhit pranë Lungomares dhe gjen turistë, nga Kolumbia, Brazili, Polonia, Rusia, Italia e deri nga Brazili.

Përshtypjet e tyre në këtë fillim të hershëm të sezonit janë nga më të mirat. Nuk mungojnë as vizitorët vendas.

Aktualisht, turistët e akomoduar përgjatë vijës bregdetar janë në shifra më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që prenotimet për sezonin veror kanë arritur deri në 60% të kapaciteteve duke parashikuar një sezon të suksesshëm.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësive në turizëm/ Ponari në “Premium Channel”: Bazë ligjore për ti bërë këto siguracione më të prekshme

Kujtojmë këtu se, Vlora është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Destinacion trend për 2024-ën/ Edhe ekspertët gjermanë të turizmit: Zgjidhni Vlorën!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat