14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Preken bujqësia dhe shërbimet”, FMN: Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare

“Preken bujqësia dhe shërbimet”, FMN: Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare

“Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare”.

Kështu shprehet Fondi Monetar Ndërkombëtar në një dokument politikash, të publikuar në fund të vitit 2022.

FMN vlerëson se fatkeqësitë e lidhura me ndryshimet klimatike bëjnë që popullsia dhe industritë të humbasin aksesin në shërbime, duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe arsimor.

Po ashtu, rritja e temperaturave dhe ndryshimi i reshjeve pritet të ketë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë, i cili përfaqëson rreth 20% të ekonomisë.

Temperaturat ekstreme përbëjnë një kërcënim për prodhimin bujqësor dhe reshjet e shumta rrisin rrezikun e humbjes së të korrave”, thuhet në dokument.

LEXO EDHEMos e nisni vitin 2023 me humbje/ Nga flota e automjeteve, Sigurimi i Punonjësve tek Sigurimi i Pronës, të gjitha siguracionet që i nevojiten një biznesi

Gjithashtu theksohet se, Shqipëria goditet nga afërsisht një fatkeqësi në vit, teksa çdo fatkeqësi natyrore shkakton dëme prej rreth 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek rreth 5,000 për 100,000 banorë.

LEXO EDHE: 86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

Nisur nga kjo situatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një listë të gjatë masash që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, teksa pjesa më e madhe e tyre konsiderohen me prioritet shumë të lartë.

Shqipëria, një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet

Revista “Nature” e rëndit Shqipërinë një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet. Vendi ynë renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat