Tërmeti tragjik i Turqisë dhe Sirisë na riktheu frikën e fatkeqësive natyrore dhe na bëri të ringremë pyetjen se sa jemi në gjendje të përballojmë katastrofa të tilla.
Edhe në Shqipëri, pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit 2019, u hodh idea për një ligj të detyrueshëm për sugurimin e banesave por kjo nuk u konkretizua.
I ftuar në emisionin “Pro Business” me gazetaren Oljana Maloku ishte Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria Z. Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, Turqia është nga vendet që ka ndërtuar një legjislacion të guximshëm, por edhe të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Natyrisht duke qenë një vend i madh me tërmetin e para 7 apo 8 viteve, apo 10 viteve përpara, Turqia u ndodh përballë një katastrofe jo në këto përmasa por më të vogël. Atëherë presidenti Erdogan, pyeti a janë të siguruar banesat e banuara, jo i thanë. Këtë radhë do ta bëjë qeveria turke më vonë do bëjmë ligjin dhe gjithçka do të jetë në varësi të ligjit. Tashmë Turqia mund të jetë nga vendet që ka një rezervë katastrofike prej miliardash, ndoshta mbi 10 apo 15 miliardë, pasi nuk e di se duke qenë një popullsi shumë e madhe dhe duke patur një shifër të pagueshme çdo vit, rezervat katastrofike çdo vit kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. Turqia në këtë pikëpamje ka ndërtuar një sistem, i cili nuk është i vetmi për Turqinë, pasi është në të gjithë botën e qytetëruar, përveç atyre vendeve që qytetërimi, apo civilizimi dhe shkalla e ndërgjegjes është shumë e lartë dhe njerëzit sigurimet e banesave i bëjnë vetë dhe nuk kanë nevojë që dikush ti detyrojë”, tha Ponari në “Pro Business”.
Z. Ponari thotë se duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë.
“Në këtë përmasë edhe vende si Rumania dhe Bullgaria Maqedonia e Veriut, po ecin pak më shumë sepse ka një ndërgjegje më të lartë nga qytetarët për kushtet e sigurimeve, dhe vendet e tjera të Ballkanit, pothuajse e kanë. Ne ndodhemi në ekonominë e tregut, ku çdo njeri është i përgjegjshëm për pronën e tij, pra nuk është shteti kujdestar. Në Shqipëri para tre vitesh, patën provën e tërmetit dhe kjo provë tregoi që shumë gjëra u bënë, edhe nga shteti por edhe shumë vetë ishin të siguruar. Në Shqipëri kanë qenë rreth 20 mijë banesa të siguruara, kundrejt 1 milionë që janë tani. Është një shifër shumë e vogël, por këto banesa që u dëmtuan, ato u dëmshpërblyen shumë shpejt. Koha e dëmshpërblimit nuk shkoi më shumë se dy muaj përveç atyre rasteve të cilat priteshin vendimet e qeverisë nëse do shembej pallati apo do qëndronte. Në të gjitha rastet e tjera u paguan menjëherë dhe tregu sigurimeve ishte i gatshëm për këtë”, shprehet Z. Avni Ponari.
Ka ardhur momenti që shteti të përcaktojë qartë detyrat e saj dhe të individëve.
“Pasoja e atij tërmeti (2019) nuk e kaloi 25 milionë euro në total si treg, por kapacitetet mbuluese për atë produkt për këtë lloj risku që ne i kemi pothuajse të ri siguruara, kapin vlerën 250-300 milionë, pra tregu i sigurimeve me këto klientë të siguruar ka një mbulim deri në 300 milionë euro. Ne urojmë që si treg kurrë të mos ndodhin ngjarje të tilla, të dhimbshme, të cilat duan përgatitje dhe duhet që, qeveria sepse ajo në fund të fundit është rregullatori, të përcaktojë qartë, detyrimin e saj dhe detyrimin e individit, e qytetarit“, u shpreh më tej CEO i SIGAL UNIQA.
Por cilat janë format për të mbuluar dëmet nga katasrofat?
“Tregu i sigurimeve duke qenë një treg i njohur dhe me eksperiencë del në tregun ndërkombëtar sepse mbulimi për shuma kaq të mëdha, ose për rreziqe kaq të mëdha kërkon një mbulim ndërkombëtar, dhe kjo është njëra nga format. Forma e dytë është vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike, dhe këto blerje bëhen mbi bazën e një kontributi të qytetarëve. Nëse këtë do ta bënte tregu i sigurimeve, atëherë qytetarët do paguanin një vlerë të caktuar që varion nga llogaritjet që ne kemi bërë, për një mbulim, 300-500 milionë euro. Çdo familje shqiptare do paguante nga 15-50 euro në vit, dhe të gjithë do ishin të mbuluar sepse ne do blinim këtë lloj risku në tregjet ndërkombëtare. Mbajtja në Shqipëri do të ishte e vogël dhe pjesa dërrmuese përgjegjësisë do dilnin në tregun ndërkombëtar. Nëse këtë do ta bëjë shteti, do ta blejë po të njëjtën formë por do ta blejë me çmim ndoshta më të lartë, për shkak se futet jo si treg sigurimesh por si blerës shtetëror, dhe çmimet në këto raste janë shumë më të larta“, sqaron Z. Ponari.
Emisionin i plotë: