Një punonjës i gjelbërimit në Bashkinë e Peqinit ka humbur jetën aksidentalisht mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhami” ku shtetasi F. Rr., 58 vjeç ishte duke krasitur pemët, kur aksidentalisht ka humbur kontrollin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme.
Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE: Siguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri