11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlani ideal për ju/ Të kontribuosh sot 5,000 Lekë në muaj dhe...

Plani ideal për ju/ Të kontribuosh sot 5,000 Lekë në muaj dhe të jesh një pensionist i lumtur në pleqëri

A mendojmë ne shqiptarët për të ardhmen tonë apo të më të dashurve tanë?

Sipas të dhënave zyrtare, stoku i borxhit për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (144 milionëeuro) në fund të vitit 2021 me një zgjerim 4.1% në raport me fundin e vitit 2020, raportoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga viti 2018 në vitin 2021 borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me 3,9 miliardë lekë, rreth 28.8%.

Shpenzimet në vlerë për sigurimet shoqërore po rriten më shpejt se të ardhurat nga sigurimet, ndërkohë që presionet për rritje të shpenzimeve në vitet në vijim po shtohen nga plakja e popullsisë.

Gjatë periudhës 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat pensioni mesatar për një pensionist është në rënie.

Në dekadat në vijim popullsia e moshuar rrezikon të përfundojë në varfri të thellë nga defektet në tregun e punës dhe grumbullimi i dobët të ardhurave nga kontributet.

Por mos u shqetësoni. Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL ka për ju zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Fondi më i madh në Shqipëri, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, vjen me paketa dedikuar secilit prej jush.

Për shembull, me një kontribut prej 5,000 Lekësh në muaj, pas 20 vitesh ju do të keni në Fond rreth 1,800,000 Lekë, pas 30 vjetësh 3,400,000 Lekë ndërsa pas 40 vjetësh plot 5,600,000 Lekë.

LEXO EDHE1 Euro sot, Mijëra Euro mot/ Mendo që sot për të ardhmen e fëmijës tënd

Pensionet Private, zgjidhja që i nevojitet Shqipërisë

Pak ditë më parë, në një intervistë televizive, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado teksa mbi situatën e pensioneve në vend dhe rritjen e premtuar nga qeveria duke nisur nga data 1 prill si ndihmë për krizën e çmimeve, u ndal edhe tek fondet private të pensionit.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë mundësi financiare të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.

“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.

E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar, ta bëjnë.

Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 milionë ose 30 milionë lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, tha ndër të tjera z.Hado.

Fondi SIGAL, e Ardhmja jonë së bashku!

Për çdo pyetje kontaktoni në:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

Një udhëtim prej mijëra kilometrash fillon me një hap të vetëm. E njëjta gjë është dhe rruga drejt pensionit. Cilado qoftë mosha juaj, koha më e mirë për të filluar investimin për pension është tani.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat