5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlagoset minatori në Martanesh, përfundon në spital/ Pse është thelbësor garantimi i...

Plagoset minatori në Martanesh, përfundon në spital/ Pse është thelbësor garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë

Mesditë e sitme është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A.T., rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në zonën e Martaneshit.

Sipas policisë, 50-vjeçari dyshohet se është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

AKSIDENTET NË PUNË

Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.

Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët, janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.

SIGURIMI I PUNONJËSVE

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.

Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.

Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.

Së treti, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT

ÇFARË PËRFSHIN

  • Dëmshpërblim për paaftësi të përkohshme ose të përhershme
  • Dëmshpërblim pas vdekjes aksidentale
  • Shpenzimet mjekësore

DËMET E MBULUARA

  • Dëmtimet fizike
  • Humbja e jetës

PËRFITIMET KRYESORE:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit
  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Kontaktoni me SIGAL UNIQA për ti ofruar punonjësve tuaj kushtet më të mira me sigurimin më të përshtatshëm për ta!

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat