14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Pilula antivirale e Pfizer redukton rrezikun nga shtrimi në spital apo vdekja...

Pilula antivirale e Pfizer redukton rrezikun nga shtrimi në spital apo vdekja nga COVID-19 me 89%

Prodhuesi i barnave Pfizer ka komunikuar të premten se pilula e tyre eksperimentale, e krijuar për të luftuar koronavirusin redukton rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes për pacientët me rrezikshmëri të lartë deri në 89%.

Kompania shpreson se përfundimisht të mund të ofrojë pilulën e saj, e dhënë në kombinim me një ilaç antiviral të quajtur Ritonavir, që qytetarët ta konsumojnë pa pasur nevojën për të shkuar në spital.

Një analizë e brë para se të dilej në përfundim të eksperimentit, tregoi një ulje me 89% të rrezikut për shtrim në spital ose vdekjes nga Covid-19, në rastet kur pacientët e konsumonin pilulen në kohë të shpejtë nga infektimi.

Rezultatet qëlluan të ishin të kënaqshme, ndërkohë që Pfizer ka ndërprerë eksperimentin dhe po përgatitet që ta paraqesë çështjen përpara Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA për të marrë autorizimin.

Pfizer publikoi rezultatet e ekperimentit në një njoftim për shtyp dhe nuk i lejoi shkencëtarët që të diskutonin këto të dhëna pa arritur në një gjendje përfundimtare.

Kompania ka testuar ilaçin te të rriturit e prekur nga Covid-19 të cilët konsiderohen në rrezik të lartë përparimi i sëmundjes të rëndë. Vullnetarëve u është dhënë kombinimi i pilulave brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave.

Pilula, e quajtur Paxlovid dhe e njohur gjithashtu me emrin eksperimental PF-07321332, është ajo që njihet si një frenues i proteazës. Është krijuar për të ndaluar shumimin e virusit. Dhënia e tij së bashku me ritonavir ngadalëson rënien e imunitetit në trup.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat