20.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPikë historike për "UNIQA"/ Mbi 1 miliard Euro prime në sigurimin e...

Pikë historike për “UNIQA”/ Mbi 1 miliard Euro prime në sigurimin e korporatave në Europë

Që nga fillimi i saj, në 2011, “UNIQA Corporate & Affinity Business” ka përjetuar rritje të konsiderueshme. Ndërsa vitin e kaluar, grupi austriak i sigurimeve arriti një moment historik duke arkëtuar 1 miliard € prime të shkruara bruto.

“Si pjesë e strategjisë sonë B2B, ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë dhe përmirësojmë ofertat tona gjithëpërfshirëse të shërbimeve 360 ​​gradë për klientët e korporatave, duke synuar të bëhemi siguruesi kryesor i korporatave në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore”, shprehet Wolfgang Kindl, anëtar i bordit drejtues dhe kreu i Customer & Markets International në “UNIQA”.

“Me përvojën dhe njohuritë e mëdha që kemi në ekipin tonë, kombinuar me aplikacionet teknike dhe dixhitale, ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime dhe zgjidhje unike për të gjithë klientët e korporatave”, thotë Olivera Boehm-Rybak, Kryeshef për Korporatat dhe Afinitetit Ndërkombëtar.

Ne në UNIQA, e kuptojmë se çdo kompani është unike, ndaj ofrojmë zgjidhjet e nevojshme, që i përshtaten çdo klienti. Fokusi ynë në shërbimin ndaj klientit na dallon, ndërsa jemi të përkushtuar të ofrojmë produkte dhe shërbime inovative që i ndihmojnë klientët tanë të arrijnë sukses“, vijon Böhm-Rybak.

Ky është suksesi i rradhës për “UNIQA Insurance Group” pasi një ditë më parë ishte prestigjozja “Standard & Poors” që rikonfirmoi vlerësimin me “A”.

LEXO EDHE: ‘Standard & Poor’s’ rikonfirmon vlerësimin “A” për UNIQA: Do të zgjerojë pozicionin e saj konkurrues në Austri dhe EQL

“UNIQA Insurance Group”, MBI 200 VJET EKSPERIENCË NË SIGURIME

“UNIQA Insurance Group”, e themeluar në vitin e largët 1811, është një ndër grupet kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.

Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat