15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto Lajme“Peugeot 2008”/ Ekuilibër i përsosur mes performancës dhe elegancës. Ja ku e...

“Peugeot 2008”/ Ekuilibër i përsosur mes performancës dhe elegancës. Ja ku e gjeni në Tiranë

Dëshironi automjetin e ëndrrave tuaja? Dëshironi një produkt të çertifikuar, të garantuar dhe me çmimin e duhur? Dëshironi të bëni një dhuratë që mbahet mend gjatë?

Pse duhet të zgjidhni PEUGEOT 2008 SUV

Me linjat e saj të lëmuara dhe të fuqishme, PEUGEOT 2008 SUV ofron fuqi dhe efikasitet mjeshtëror. Grila e saj e mrekullueshme, kofano horizontale dhe e lartë, përmirësojnë dizenjon e sofistikuar dhe unike. Në pjesën e prapme, spoiler, shirit i zi me shkëlqim dhe shufra kromi, afirmojnë personalitetin e saj sportiv.

Ergonomi intuitive, timon kompakt, ekran 10” HD e konfigurueshme me panel kontrolli 3D dixhital. E pajisur me hapje të dyerve pa e prekur dorezën, ndezjen e automjetit me buton duke patur çelësin në xhep, ju jep ndjesinë e zotërimit të teknologjisë më të fundit. Mund edhe të harroni të mbyllni derën, teknologjia ju jep sigurinë duke e mbyllur automatikisht vetë sapo të largoheni nga automjeti më çelësin në xhep, shoqëruar me një sinjal akustik.

Futuni në bordin e PEUGEOT e-2008 SUV dhe shijo atë çfarë të ofron PEUGEOT 3D i-Cockpit. Optimizoni autonominë e baterisë me frenat rigjeneruese dhe merrni detajet në kohe reale sesi po operon sistemi elektrik.

PËR NJË REAGIM MË TË SHPEJTË

Paneli dixhital 3D i shfaq të gjitha informacionet e drejtimit që nevojiten në fushë-pamjen e drejtuesit, siç është sistemi i navigimit dhe sistemet e ndihmës së drejtimit. Informacionet më të rëndësishme, siç është shpejtësia dhe sinjalet e sigurisë, shfaqen në formë hologrami në mënyrë që të tërheqë sa më shpejt vëmendjen e drejtuesit.

SUV ULTRA – INTELIGJENT

Falë navigimit 3D me sistemin e trafikut TomTom®, ju merrni informacione rreth trafikut, kohës së udhëtimit dhe ato me karakter risku në kohë reale. Qëndroni lidhur duke shfaqur në ekranin me prekje aplikacionet tuaja të preferuara nga smartphone juaj nëpërmjet Mirror Screen. Smartphone juaj ndërkohë karikohet në vendin afër jush në qendër të kroskotit. Gjithashtu ofrohen edhe porta USB si për pasagjerët para edhe për ato prapa.

SISTEMI AUDIO FOCAL – TINGUJ PERFEKT

Lejoni muzikën tuaj të preferuar që të mbushë hapësirën në bordin e PEUGEOT 2008 SUV, duke iu ofruar një tingull gjallërues të gjeneruar prej sistemit ekskluziv premium Hi-Fi Focal. 10 altoparlant – 1 në qendër, 4 altoparlantë të vegjël, 4 të tjerë me volum të ulët dhe 1 në pjesën e pasme – të shpërndarë në të gjithë pjesën interiore, për të dhënë një tingull kompleks dhe dinamik, do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në një skenë muzike, duke tejkaluar limitet e Hi-Fi.

UDHËTONI PËRTEJ KUSHTEVE TË RRUGËS

Përshtatni SUV-in tuaj sipas kushteve të rrugës dhe motit me Advance Grip Control duke zgjedhur një nga opsionet rërë, baltë, dhe borë.

Kënaqni dëshirat tuaja falë lirisë për të zgjedhur motorin që ju përshtatet:

  • Me modelin elektrik, shijoni udhëtimin kudo që të doni duke përfshirë vendet me trafik të kufizuar.
  • Me modelet benzinë dhe naftë ju mund të zgjidhni gamën e motorëve me performancë të lartë dhe efikase Euro 6 të pajisur me Stop & Start

Konsumi i karburantit dhe emetimit të CO2

Vlerat WLTP (1): Konsumi i karburantit 4.5 deri 6.2 e kombinuar, 4.9 deri 8.1 me shpejtësi të ulët, 4.2 deri në 6.2 me shpejtësi mesatare, 3.9 në 5.3 me shpejtësi të lartë dhe 5 deri në 6 WLTP me shpejtësi shumë të lartë (l/100 km) – emetim i CO2 (i kombinuar) WLTP: 118 deri në 141 (g/km).

(1) Konsumi i karburantit dhe vlerat e CO2 plotësojnë çertifikimin WLTP (Rregullorja e BE 2017/948). Nga 1 shtatori 2018, automjetet e reja pranohen bazuar në standartin WLTP, e cila është një proçedurë e re, më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO2.

Kjo proçedurë WLTP zëvendëson plotësisht ciklin e ri evropian të drejtimit (NEDC), një proçedurë e përdorur më parë. Për shkak se kushtet e provës ishin më realiste, konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2 të matura me proçedurën WLTP ishin në shumë raste më të larta se ato të matura me proçedurën NEDC.

Vlera e konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO2 mund të ndryshojë sipas pajisjeve, opsioneve dhe llojeve të gomave specifike.

Vlerat e NEDC: Konsumi i karburantit nga 3.6 në 5 e kombinuar, nga 3.3 në 4.5 në rrugë jashtë qytetit dhe nga 4.2 në 5.8 në qytet NEDC (l/100 km ) – CO2 (kombinuar) NEDC: 85 deri në 107 (g/km).

2) Vlerat e konsumit të karburantit dhe emetimet e COpërcaktohen në bazë të standartit WLTP (Rregullorja e BE 2017/948) dhe vlerat që rezultojnë konvertohen në NEDC për të lejuar krahasimin me automjetet e tjera.

Mos harroni! Te Peugeot Albania mund të gjeni pjesë këmbimi origjinale dhe servis të autorizuar sipas standarteve më të larta europiane.

  • Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
  • Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
  • Punime motorike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime xhenerike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime llamarine të pjesshme dhe kapitale
  • Lyerje me bojë
  • Punime elektroauto
  • Montim vetëm i pjesëve origjinale
  • Lidhje direkte me internet për riparim defektesh me platformën e servisit Peugeot në Francë
  • Konvergjencë
  • Montim, çmontim dhe ballancim gomash
  • Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
  • Garanci për të gjitha shërbimet e kryera

Largohuni prej të zakonshmes me PEUGEOT 2008 SUV, i dizenjuar për stilin tuaj të jetës

Për më shumë informacione:

Web: www.peugeot.al

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km.5, Kashar, Tiranë

Tel: +355 48 200 703 / +355 69 20 81 552

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat