13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael pritet të sjellë një super rritje të çmimeve...

Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael pritet të sjellë një super rritje të çmimeve të naftës

Çmimet e naftës mund të rriten në 100 dollarë për fuçi dhe më shumë, pasi Irani ndërmori një sulm ajror kundër Izraelit duke rindezur frikën për një luftë rajonale.

Irani është streha e burimeve të mëdha të naftës dhe prodhuesi i tretë më i madh i naftës mes vendeve të OPEC.

Çdo ndërprerje në kapacitetin e saj për të furnizuar tregjet globale mund të rrisë çmimet e naftës, sipas analistëve.

Tregjet gjithashtu do të monitorojnë nga afër zhvillimet ose mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe që ndodhet midis Iranit dhe Omanit dhe përmes së cilës rrjedh çdo ditë një e pesta e prodhimit global të naftës.

Ekspertët theksojnë se çdo sulm ndaj objekteve të prodhimit ose eksportit të naftës në Iran do të çonte çmimin e naftës së papërpunuar Brent në 100 dollarë dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të çonte në çmime nga 120 deri në 130 dollarë.

Pak orë pas sulmit me dronë e raketa e Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 71 cent për të shkuar në 90.45 dollarë për fuçi.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC ka paralajmëruar për më pak prodhim, ndërsa shtrenjtimi i karburanteve do të përcillej rrjedhimisht edhe në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat