14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse duhet të flini në orën 22:00

Përse duhet të flini në orën 22:00

Sipas një studimi, mesa duket paska një kohë të duhur për gjumin, ajo është ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00.

Ky orar gjumi rekomandohet për të pasur një shëndet të mirë të zemrës, tregon studimi i cili ka pasur 80,000 vullnetarë në të. Sipas ekspertëve britanikë, sinkronizimi i gjumit për t’ju përshtatur trupit tonë do të reduktojë rrezikun e problemeve të zemrës.

Ritmi biologjik i trupit gjatë 24 orësh-it është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tonë, gjithashtu mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut. Studimi i cili është publikuar në Ditarin Europian për Zemrën, mblodhi oraret e fjetjes dhe zgjimit gjatë 7 ditëve bazuar në një orë dore që mbanin vullnetarëve.

Ata ndoqën se çfarë i ndodhi vullnetarëve përsa i përket zemrës dhe ku mbi 3,000 të rritur zhvilluan sëmundjet kardiovaskulare. Shumë nga këta persona fjetën më shpejt ose më vonë se sa orari ideal 22:00-23:00. Studimi kontrolloi dhe për efekte të tjera anësore që mund të ndikonin në sëmundjet e zemrës siç është mosha, pesha apo nivelet e kolesterolit.

Autori i studimit Dr. David Plans nga Universiteti i Exeter-it, u shpreh se: “Ndërkohë që ne nuk mund të përmbledhim shkaqet nga studimi ynë, rezultatet sugjerojnë se sa më herët ose sa më shpejt të flesh, aq më shumë ndikon kjo në ritmin tonë biologjik.’’

“Oraret më të rezikshme ishin ato pas mesnate, konkretisht sepse reduktonte zgjimin herët në mëngjes, i cili ndikon për të rizgjuar trupin.

Regina Giblin, infermiere kardiologe në Fondacioni Britanik për Zemrën tha “ky studimi madhor verteton se të flesh brenda orës 22:00 është idealja për të pasur një zemër të shëndetshme.’’

‘’Të flesh gjumë mjaftueshëm është e thelbësore për të qënë sa më i freskët dhe i shëndetshëm, sidomos të rritur të cilët duhet të flenë 7 deri në 9 orë gjumë’,’ shtoi ajo.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat