14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasi për vdekje 21-vjeçaren, gjykata greke dënon me 16.6 vite burg të...

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren, gjykata greke dënon me 16.6 vite burg të riun shqiptar

Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16.6 vite burg 27-vjeçarin shqiptar, i cili përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Greqi.

Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë.

Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.

Mbrojtja kishte kërkuar ndryshimin e akuzës së vrasjes në rrugë, por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Pas shpalljes së vendimit me 16.6 vite burg për shqiptarin, reagoi edhe nëna e viktimës, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

Kalofsh mirë”, iu drejtua shqiptarit, nëna e 21-vjeçares së ndjerë.

Ndryshe nga pretendimet e palës mbrojtëse, Prokuroria deklaroi në seancë se makina lëvizte me shpejtësi të lartë mbi normën e lejuar, ndryshe, argumentoi organi i akuzës, “nuk do ta kishte fluturuar në ajër këmbësoren”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat