Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16.
Automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe: Pandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL UNIQA
AKSIDENTET PËR 9-MUJORIN E 2021
INSTAT raportoi se në 9-mujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1391 persona nga 1164 persona në 9-mujorin e vitit 2020. Aksidente te ndodhura dhe raportuara jane mbi 15 000 në të gjithë teritorin.
Sipas INSTAT, meshkujt përbëjnë 76 % të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.