15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet/ Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër dhe Lezhë?

Përmbytjet/ Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër dhe Lezhë?

Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor.

Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në Prodhimin e Brendshëm Bruto në sektorin e bujqësisë?

LEXO EDHERikthehen përmbytjet/ Qindra banesa dhe mijëra hektarë tokë nën ujë. Çfarë duhet të ndryshojmë?

Referuar të dhënave të INSTAT, Shkodra zë 7.24% dhe Lezha 4.67%, ku të dyja së bashku mbajnë një peshë prej 11.9% të totalit të PBB.

Qarku i Shkodrës lë pas Kukësin, Gjirokastrën, Durrësin dhe Dibrën. Pra nëse do ta analizojmë krahas qareve të tjera, duket se Shkodra dhe Lezha kanë një peshë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në buqësi. Ndërsa kontrobutin më të lartë e jep Fieri me 23.9%, ndjekur nga Elbasani dhe Korca.

Ndërkohë sa i takon sipërfaqja e mbjellë me bimë të arave, Shkodra dhe Lezha zënë së bashku afro 57.7 mijë hektarë apo 13.7% të sipërfaqës totale.

Qarku i Shkodrës është i njohur gjithashtu si më i rëndësishmi për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore, ndërsa zë vendin e tretë në vend për rendimentin më të lartë në prodhimin e misrit pas Vlorës dhe Fierit, me 72.1 kv/ha.

Shifrat tregojnë impaktin e dëmeve në bujqësi që mund të vijnë si pasojë e përmbytjeve, ku pritet të bëhet një kalkulim i tyre pas qetësimit të situatës.

LEXO EDHEBujqësia shqiptare në luftë për mbijetesë/ Niveli i ulët i sigurimit shton rreziqet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat