Pasoja katastrofike lanë pas përmbytjet e dy ditëve më parë, që autoritetet italiane i krahasojnë me pasojat e një tërmeti të fuqishëm.
Dy të moshuar u gjetën të vdekur këtë të enjte në apartamentin e tyre në Ravenata duke e çuar numrin e viktimave në 13 gjithsej.
Mijëra persona janë të evakuuarve, ndërsa 10 mijë të tjerë llogariten si të pastrehë.
Kostot e dëmeve janë të mëdha dhe autoritetet i përllogarisin në disa miliardë euro.
Përmbytjet goditën 37 qyteza dhe vendbanime, ku u regjistruan të paktën 120 rrëshqitje të tokës. Dalja nga shtrati i 20 lumenjve ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore.
Zyrtarët e ministrisë për emergjencat thanë se brenda 36 orëve ranë 500 milimetra shi. Kjo është gjysma e sasisë që bie gjithë vitin në rajonin e Emilia Romanjës.