Ndërsa risku më i lartë nga fatkeqësitë në Shqipëri lidhet me përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërcënimet biologjike, të tilla si pandemia e COVID-19, autoritetet vlerësojnë me nivel relativisht të ulët rrezikun nga çarja e digave.
Në raportin më të fundit të USAID në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, çarja e digave konsiderohet fatkeqësi potenciale me nivel risku të ulët në mesatar, megjithëse vitet e fundit janë dhënë lejet për ndërtimin e mbi 200 hidrocentralëve të vegjël, ndërkohë që në kaskadën e Drinit gjenden tre Hidrocentrale me bazene mjaft të mëdha.
Në Shqipëri, thekson raporti risku nga çarja e digave ka nivel relativisht të ulët. Megjithatë, në disa qarqe si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Korça, mundësia e çarjes/prishjes dhe shkatërrimit të digave të mëdha mund të shkaktojë një përmbytje me efekte zinxhir, e cila mund të ketë një ndikim shkatërrues te komunitetet.
Tirana rezulton edhe qarku më i rrezikuar nga kjo fatkeqësi me koefiçentin 5. Me rrezik më të ulët përballen Durrësi, Elbasani, Fieri e Korça, ndërkohë qarqet e tjerë, Berati, Dibra, Gjirkoastra, Kukësi, Lezha, Shkodra e Vlora vlerësohen me koeficent minimal rreziku.
Shqipëria ka një indeks të lartë risku nga fatkeqësitë madhore dhe renditet ndër vendet e para në Evropë dhe në vendin e 61-të në botë sa i përket fatkeqësive madhore. Niveli relativisht i lartë shpjegohet nga probabiliteti i lartë i ndodhjes së këtyre ngjarjeve dhe nga ndikimi i mundshëm te njerëzit dhe infrastruktura kritike.
Tërmetet, rrëshqitjet e tokës dhe zjarret masive të mundshme janë burime të fatkeqësive me risk mesatar, duke marrë në konsideratë nivelin e probabilitetit të ndodhjes dhe ndikimin e mundshëm.
LEXO EDHE: Fundjavë me rreshje shiu dhe stuhi intesive/ Si të mbrojmë shtëpinë, biznesin dhe makinën
Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës, çfarë mbulon dhe për çfarë duhet kushtuar vëmendje?
Sigurimi i pronës apo i pasurisë ofron mundësinë, që për një shumë të vogël parash (i ashtuquajtur prim) të paguara nga pronari i pronës, kompania e sigurimit merr përsipër rrezikun dhe të paguajë dëmet që vijnë nga një ngjarje që përcaktohet në kontratën e sigurimit.
Sigurimi i pronës është i rëndësishëm sepse me një çmim minimal të paguar nga pronari i pronës në kompaninë e sigurimit (Në SIGAL UNIQA vetëm 1 euro m2), pronari i pronës merr në dorë një policë sigurimi që e mbron atë çdo humbje që mund t’i ndodhë pronës nga një rrezik i përcaktuar në vetë policën e sigurimit.
Nëse prona mbetet e pasiguruar, dëmet e shkaktuara për shkak të këtyre rreziqeve mund të jenë të mëdha dhe shpeshherë të pamundura për tu mbuluar nga pronari i saj, çka mund të sjellë edhe rrënim ekonomik të përhershëm.
Gjatë firmosjes së kontratës së sigurimit duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.
Rreziqet më të zakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuara pronat, si shtëpia apo biznesi, janë: zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë,, shpërthimet, vjedhjet, dëmtimet e tubacioneve të ujit etj.
Askush në botë, nuk mundet dot të parandalojë tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe fenomene të tjerë natyrorë. Por duke patur siguracionin e duhur, sado shkatërruese të jetë një fenomen natyror, dëmet, efektet dhe dhimbja që lenë pas janë më të vogla.
Kjo pasi kostot financiare mbulohen nga kompanitë e sigurimeve duke që bërë që familjet ta vijojnë jetën normalisht.
Siguracionet janë një element i rëndësishëm i jetës së çdo qytetari. Asnjë shtetas europian apo amerikan nuk mund ta mendojë veten e tij, pronën e tij, shëndetin e tij pa siguracion. Ndërsa ne vijojmë ende ti konsiderojmë siguracionet si taksa. Kurrësesi jo!
Katastrofat nuk përzgjedhin ku ndodhin dhe si ndodhin. Ato thjesht shkatërrojnë gjithçka u del përpara. Ndaj, të qënurit të siguruar është zgjidhja më e mirë…
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Sigurimi i shtëpisë
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Sigurimi i biznesit
Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit
Sigurimi KASKO
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/
Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/
NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR: SIGAL UNIQA Group Austria
Për më shumë informacione, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]