Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, në zbatim të direktivave europiane, ka qenë e para ndër administratat doganore të rajonit që ka përqafuar qasjen ambientaliste lidhur me lehtësitë fiskale për autoveturat e reja elektrike.
Për këtë arsye që në vitin 2020 është hequr pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në doganë për importin e autoveturave elektrike të reja.
Kjo incentivë fiskale ka rritur prirjen e konsumatorëve shqiptarë të hedhin sytë drejt autoveturave të së ardhmes, duke u larguar nga automjetet me motor me djegie të brendshme.
Referuar statistikave të viteve të fundit të importeve, vërejmë një rritje të trendit të importit dhe kërkesës për këto subjekte.
Megjithëse viti 2020 ishte një vit pandemik sërish janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.
VITI COPE TVSH E PËRJASHTUAR
2020 215 117,424,961 lekë
2021 309 169,556,531 lekë
2022 19 13,203,922 lekë
Total 543 300,185,414 lekë