Një dhomë është përfshirë nga zjarri në Qyteti Studenti.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ku dhoma në katin e tretë të konviktit është përfshirë nga zjarri. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton Policia për ngjarjen.
LEXO EDHE: Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme